Nga Rajoni
21 June 2026
Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet për ta bërë Shqipërinë më europiane

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku është ndalur te vizioni për "Marrëveshjen e Re", duke theksuar se Shqipëria duhet të ndërtojë një të ardhme më të hapur, më të drejtë dhe më europiane.

Spiropali është shprehur se për të arritur këtë objektiv, edhe Partia Socialiste duhet të ndryshojë, duke theksuar se "Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe".

Ajo shtoi se "Ta bëjmë Marrëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin".



Të ndryshme
Më shumë
Rexhepi do ta udhëheq komisionin për rrugën Tetovë-Prizren13 October 2021
Familjet në Maqedoninë e Veriut hedhin 86 kg ushqim në vit për banor, 17 kg mbi mesataren evropiane 2 October 2026
Nuk ka dakordim! Kurti kërkon takim me Abdixhikun dhe Hamzën për nënkryetarët e Kuvendit 9 September 2026