Nga Rajoni
21 June 2026
Haradinaj i hap derën kandidaturës për President nëse propozohet nga opozita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do ta shqyrtonte mundësinë për të kandiduar për President të Kosovës në rast se do të propozohej nga partitë opozitare. Duke folur para gazetarëve, Haradinaj u shpreh se vendi po kalon një periudhë sfiduese, ndaj nuk do ta përjashtonte një kandidim të mundshëm. "Nëse opozita do të më propozonte, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës. Kosova është në sfida të mëdha, në vështirësi të mëdha. Do ta shqyrtoja nëse do të kandidoj apo jo", deklaroi ai. Haradinaj theksoi se deri më tani nuk ka qenë kandidat për postin e Presidentit dhe se as aktualisht nuk e konsideron veten kandidat. "Ju e dini, unë s'kam qenë kandidat për President, nuk jam edhe sot", tha ai. 



Të ndryshme
Më shumë
Rregullat për të hyrë në Shqipëri nga data 6 shtator31 August 2021
Eli Fara në emisionin e Luizit, tregon historinë e çuditshme... 3 October 2026
Berisha: Rama po e përjeton protestën si "Vaterlonë" e tij, largohu dhe përballu me drejtësinë21 June 2026