Kuriozitete
18 August 2021
Çfarë ndodh me trupin tënd, nëse konsumoni çdo ditë pije me sheqer

Pijet me sheqer me siguri që i provoni herë pas here. Përtej shijes, nga këto pije diskutohet shpesh efekti i tyre në shëndet.

Efekt për të cilin mund të mos mendoni shpesh pasi të kthesh disa gota lëng frutash apo pije me gaz nuk ngjan me ndonjë sulm për shëndetin.

Pirja e një ose më shumë pijeve me sheqer dhe me gaz në ditë ju ekspozon ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Personat që konsumojnë vazhdimisht pije të tilla kanë 20% më shumë shance të preken nga sëmundje të zemrës e sidomos nëse janë gra. Rreziku kryesor vjen nga pije të cilat kanë shumë sheqer të shtuar, siç mund të jenë lëngjet e ndryshme të frutave të cilat e shtojnë eiskun me 43%.

Ndërsa për pijet me gaz mund ta rrisin rrezikun vetëm me 23% ndaj prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Sheqeri i shtuar te pijet mund të bllokojë arteriet, enët e gjakut dhe mund të çojnë në sëmundje të tjera si diabeti apo mbipesha e obeziteti.

Një rrezik i shtuar për gratë – Një studim i cili mori nën shqyrtim 106.000 mësuese gra i quajtur Colifornia Teachers Studyr, tregoi se 4.2% e të gjithë pjesmarrësve kishte pasur probleme me zemrën.

Mosha mesatare e grave në këtë studim ishte 52 vjeç dhe ndjekja e regjimit ushqimor dhe jetësor vazhdoi për thuajse 20 vite.

Gjatë këtyre viteve 2.677 gra pësuan goditje në zemër, 5.258 goditje në tru dhe 2.889 të tjera Iu nënshtruan procedurave për të hapur arteriet e bllokuara.

Nga të gjithë pjesëmarrësit, 42% deklaruan se ata konsumonin ndonjëherë ose kurrë pije me sheqer.

Të gjithë gratë që patën probleme të natyrës kardiovaskulare ishin konsumuese të rregullta ose mesatare të pijeve me sheqer të shtuar./preferenca-al/



Të ndryshme
Më shumë
Këngëtarja kosovare reagon ashpër, një pjesë të fajit ua lë kompanive të fluturimeve26 July 2021
Çejku: Shqiptarëve të Malit të Zi u duhet një BDI 2 September 2020
Bujar Osmani: BDI asnjëherë nuk ka vënë në pyetje interesin kombëtar21 October 2021