Nga Vendi
22 June 2026
Fazliu me akuza të forta: Na sulmojnë më shumë sesa na mbështesin

Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria ka reaguar me kritika të ashpra ndaj disa analistëve, gazetarëve dhe politikanëve nga Kosova dhe Shqipëria, duke pretenduar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë marrë mbështetjen që u nevojitet.

Sipas Fazliut, "po të na kishin përkrahur vetëm pak, sa na shajnë aq shumë, disa 'analistë' e 'gazetarë' nga Kosova e Shqipëria, por edhe disa politikanë, ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut moti do të ishim të lirë e të bashkuar".

Ai shtoi se "më shumë energji harxhohet në sharje, njollosje e përçarje, sesa do të duhej për një përkrahje minimale me rezultat real", ndërsa theksoi se "edhe kur na përkrahin, zakonisht përkrahin zullumqarët dhe argatët e botës serbe, e jo popullin".

Fazliu u shpreh gjithashtu se, sa herë ka pasur dilemë se kë të mbështesë, i kanë mjaftuar qëndrimet e disa analistëve për të marrë vendimin, duke shtuar se "një 'analist' që shitet njëherë, shitet çdo herë", ndërsa përfundoi me mesazhin, "Respekt për përjashtimet".



Të ndryshme
Më shumë
Aktori Florian Binaj: 30 vjet nuk menduan për ne, të shtunën e gjithë Shqipëria në Tiranë!10 March 2022
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh, vetëm halle ke! 6 October 2026
Modelja ruse reagon sërish dhe zbulon arsyen e ndarjes nga Don Xhoni 7 April 2022