Nga Rajoni
23 June 2026
Lacroix riafirmon mbështetjen e OKB-së për dialogun Kosovë–Serbi

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, gjatë vizitës së tij në Kosovë, zhvilloi takime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ku në fokus ishte progresi i Kosovës dhe rëndësia e vazhdimit të dialogut.

Sipas njoftimit të UNMIK-ut, gjatë takimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe arritjet e deritanishme, ndërsa u theksua nevoja për bashkëpunim të mëtejshëm. "Lacroix riafirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve", thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës, zyrtari i lartë i OKB-së zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19, shërohen 131 pacientë22 July 2020
Inaugurohet Spitali për Fëmijë, Osmani falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe13 September 2021
Kumanovë, 34-vjeçari sulmon fizikisht policen 5 July 2020