Nga Rajoni
23 June 2026
Erlis Sina i përgjigjet Ramës: “Unë nuk jam ti, ti je autori i halleve të mia”

Erlis Sina, protestuesi të cilin kryeministri Edi Rama e publikoi në një fotografi të shpërndarë në orët e para të mëngjesit, ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke kundërshtuar deklaratën e kreut të qeverisë se te fotografia e tij sheh veten. “Mos më thuaj se te fotografia ime sheh veten tënde. Unë nuk jam ti. Ti je ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë, ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve dhe kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi”, shkruan Sina. Ai e akuzon Ramën se është “autori” i problemeve që, sipas tij, kanë detyruar mijëra të rinj të emigrojnë dhe kanë krijuar padrejtësi e arrogancë në qeverisje. “Ti nuk je viktima e halleve të mia. Ti je autori i tyre”, shprehet protestuesi. Në reagimin e tij, Sina thekson se qytetarët nuk protestojnë sepse manipulohen, por sepse përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike dhe sociale. “Ata dalin në shesh sepse jetojnë realitetin çdo ditë, paguajnë faturat, kërkojnë punë, presin në spitale, shohin fëmijët të largohen dhe ndihen të huaj në vendin e tyre”, shkruan ai. Në fund të mesazhit, protestuesi i kërkon Ramës të mos e përdorë fotografinë e tij për të shmangur përgjegjësitë politike. “Fotografia ime në murin tënd më bën pis. Mos e përdor për të larë përgjegjësitë e tua dhe për të ndërtuar historinë tënde si shpëtimtar. Unë nuk jam ti”, përfundon reagimi i Erlis Sinës. Burimi: Reagim i Erlis Sinës në rrjetet sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Princi William zbulon ëndrrat e tij të fëmijërisë si polic dhe DJ25 October 2026
Irani rrezikon tërheqjen nga Botërori pas tensioneve me SHBA 1 March 2026
E revoltuar Tuna Sejdi kërkon shkarkimin e gjyqtares shqiptare që e dënoi me 8 muaj personin që dhunoi një 15-vjeçare27 October 2021