Nga Vendi
27 June 2026
Mbi 9 mijë vende të lira në shkollat e mesme, regjistrohen 15.705 nxënës

Në dy afatet e regjistrimit për vitin shkollor 2026/2027, në shkollat e mesme publike në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 15.705 nxënës, ndërsa mbi 9.000 vende të parashikuara nga konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë mbetur ende të lira, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas të dhënave zyrtare, në afatin e parë u regjistruan 13.423 nxënës, ndërsa në afatin e dytë edhe 2.927 të tjerë. Nga numri i përgjithshëm, 11.171 nxënës do ta ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, 4.241 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 14 në gjuhën serbe.

Interesimi më i madh ka qenë për arsimin profesional, ku janë regjistruar 10.823 nxënës. Ndërkohë, 4.653 nxënës kanë zgjedhur gjimnazet, ndërsa 229 të tjerë Akademinë e Sportit.

Për kandidatët që kanë aplikuar në afatin e dytë në shkollat ku numri i aplikimeve tejkalon vendet e lira, testi klasifikues do të zhvillohet më 29 qershor, ditë kur do të publikohen edhe rezultatet.

Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës këtë vit parashihte mbi 25.000 vende të lira në 109 shkolla të mesme publike në vend, prej të cilave mbi 17.000 për arsimin profesional, rreth 6.000 për gjimnazet dhe 570 për arsimin artistik, përcjell Zhurnal.mk.



Të ndryshme
Më shumë
BDI akuzon për punësime diskriminuese dhe monoetnike në filialin e CEMV-së në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër22 May 2025
Dorëhiqet zyrtari i lartë i antiterrorizmit në SHBA, kundërshton luftën në Iran17 March 2026
Austria e vendos Maqedoninë në listën e vendeve të sigurta nga pandemia23 June 2021