Nga Rajoni
27 June 2026
“Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha: Janë klithma mjerane të opozitës së opozitës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar thirrjet e dëgjuara gjatë protestës, ku një pjesë e qytetarëve brohorisnin “Rama n’burg, Berisha n’burg”, duke i cilësuar ato si “slogane dhe klithma mjerane të opozitës së opozitës”. Berisha tha se demokratët morën vendimin e duhur duke marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe jo me simbole partiake. “Demokratët të gjithë janë në protestë, qindra mijëra qytetarë. Unë mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë: nuk kanë shkuar me simbole partie, por si qytetarë”, u shpreh ai. Duke komentuar thirrjet, kreu i PD-së deklaroi se ato “nuk kanë asnjë lidhje me idealet rinore dhe qytetare”, ndërsa shtoi se “duke e krahasuar Ramën me Berishën, duke krahasuar dy të pakrahasueshëm, kërkohet të zbutet pozicioni i Ramës dhe të nxitet një qorrsokak për leverdi politike”. Sipas Berishës, bëhet fjalë për “dufet dhe mllefet e atyre që hyjnë në politikë si shërbëtorë të qeverisë”, ndërsa theksoi se “mos u impresiononi nga ato klithma. Ato nuk janë britma që dalin nga idealet e shqiptarëve, por nga grupe të vogla të atyre që janë kundërshtarë të egër të opozitës shqiptare”. Burimi: Deklaratë publike e Sali Berishës.



Të ndryshme
Më shumë
Këto janë pritjet në pikat kufitare,mërgimtarët nisen drejt vendlindjes 3 July 2021
Kate Marie Byrnes: Maqedonia e Veriut përmbushi detyrat, jemi të dëshpëruar nga vendet anëtare të BE-së23 June 2021
Kacarska për “27 prillin”: Nuk ka politikan që mund të ndikojë në vendimet që i marr15 June 2021