Nga Vendi
27 June 2026
Mexhiti: BDI nuk i legalizoi emërtimet e rrugëve në Tetovë, gabimi u bë në ekzekutiv

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin Agora në Almakpress, ka komentuar çështjen e shumëdiskutuar të rikthimit të emrave të mëparshëm të rrugëve dhe sheshit në Tetovë. Sipas tij, problemi nuk lidhet me ndryshimin e emrave, por me mosplotësimin e procedurave ligjore nga ana e ish-ekzekutivit të udhëhequr nga BDI.

“Ndryshimet kanë ndodhur në kohën e Hazbi Likës, i cili në marrëveshje me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së i ka bërë ato. Gabimi është se ekzekutivët e BDI-së nuk e kanë parë të rëndësishme ta sjellin pëlqimin në Qeveri, që ato emra të jenë legalë dhe të dalin edhe në dokumentacion”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se mosmiratimi i këtyre emërtimeve në procedurat përkatëse institucionale ka bërë që ato të mos fitojnë status të plotë ligjor.



Të ndryshme
Më shumë
Fazliu: Propaganda e ‘botës serbe’ po flet shqip dhe krijon mjegull politike11 May 2026
Ndodh rrallë, Thaçi anulon konferencën!28 June 2020
Zgjedhjet lokale, Osmani: Stop, shantazheve politike përmes kërkesave të pazgjidhura për legalizim13 October 2025