Nga Vendi
28 June 2026
Izet Mexhiti: Për herë të parë shqiptarët morën hisen që u takon me rreth 3 miliardë euro investime

Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se dy vitet e fundit kanë dëshmuar se ndryshimi është i mundur, duke theksuar se për herë të parë shqiptarët kanë përfituar pjesën që u takon përmes investimeve të konsiderueshme në komunat me shumicë shqiptare.

Sipas tij, rreth 3 miliardë euro investime janë orientuar në këto komuna, ndërsa premtime që për vite me radhë kanë mbetur vetëm në fushata zgjedhore janë shndërruar në vendime konkrete, ligje, investime dhe projekte të realizuara.

“Dy vjet ishin të mjaftueshme për të rrëzuar bindjen se asgjë nuk ndryshon. Për herë të parë, shqiptarët morën hisen që u takon, me rreth 3 miliardë euro investime në komunat me shumicë shqiptare. Ajo që për vite u përdor si premtim elektoral, ne e kthyem në vendime, ligje, investime dhe projekte që shihen e preken”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se dallimi mes qeverisjes së kaluar dhe asaj aktuale është i dukshëm, duke theksuar se është kaluar “nga politika e privilegjeve te politika e meritës, nga propaganda te rezultatet, nga shteti që u shërbente të paktëve te shteti që u shërben qytetarëve”, duke përfunduar se ky është një ndryshim që, sipas tij, nuk mund të mohohet.



Të ndryshme
Më shumë
Studimi i fundit: Nuk ka asnjë provë që paracetamoli gjatë shtatzënisë shkakton autizëm te fëmijët11 November 2025
Ali Ahmeti: Tragjedia në Tetovë, dhimbje e madhe për të gjithë – opozita mos ta politizojë 15 September 2021
Sot varroset regjisorja Burbuqe Berisha28 October 2021