Nga Rajoni
29 June 2026
Albulena Haxhiu: Kosova mbetet mirënjohëse ndaj SHBA-së për kontributin në liri dhe shtetndërtim

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku koloneli Kurt A. Rorvik mori zyrtarisht detyrën e komandantit të ri të kësaj njësie. Haxhiu vlerësoi shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si edhe bashkëpunimin e deritanishëm të Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës. Ajo i uroi suksese kolonelit Rorvik, duke theksuar se pret që bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës të vazhdojë të forcohet, në funksion të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe mirëqenies së qytetarëve. "Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë", deklaroi Haxhiu.



Të ndryshme
Më shumë
Problemet teknike, dalje e ulët e votuesve në Gostivar17 October 2021
Zaev njofton paditë ndaj Petrushevski dhe Mitrev, kompensimet do t’u shkojnë fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta25 February 2026
OBRM-PPDUKM: Me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Zaev do të merr nga 54 milionë euro nga qytetarët dhe firmat24 June 2021