Nga Vendi
29 June 2026
LSDM paralajmëron bllokim të Kodit Zgjedhor, Filipçe: Rrezikon procesin demokratik

LSDM ka njoftuar se do të bllokojë Kodin e ri Zgjedhor të propozuar në Kuvend, duke e cilësuar atë si një dokument që nuk përmbush standardet evropiane dhe demokratike dhe që, sipas tyre, hap hapësirë për abuzime në procesin zgjedhor. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp deklaroi se “Ky Kuvend nuk duhet të miratojë një ligj të tillë. Ne do ta bllokojmë atë sepse qytetarët meritojnë të kenë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik, dhe jo atë të kontrolluar që Hristijan Mickoski nisi ta vendoste duke ndjekur shembullin e mentorit të tij, padyshim një idhull, Nikolla Gruevski”.

Filipçe theksoi se LSDM është tërhequr nga grupi punues për hartimin e Kodit Zgjedhor, duke e lidhur këtë vendim me mënyrën se si, sipas tij, qeveria ka vepruar në miratimin e Ligjit për Qeverinë pa konsensus politik. Ai shtoi se ndryshimet janë bërë në mënyrë të njëanshme dhe pa përfshirjen e opozitës, duke përmendur edhe modelin e qeverisë së Përzhinos, i cili sipas tij, më herët është ndërtuar me konsensus dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas Filipçes, një nga çështjet më problematike në draftin e ri është votimi elektronik për diasporën, i cili, siç tha ai, nuk ka mekanizma të qartë verifikimi dhe garanci të mjaftueshme për sigurinë e procesit zgjedhor.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria po bën gati ligjin për të lejuar birësimin e fëmijëve nga çiftet LGBTI+24 August 2021
BDI: Qytetarët i njohin premtimet e thyera, Qeveria nuk ka bilanc për t'u mburrur28 June 2026
Gjykata Themelore e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë për paraburgimin e inspektorëve të DAP-it24 November 2025