Nga Rajoni
29 June 2026
Tubimet për Zvërnec, Buzhala: Projekti po keqinterpretohet dhe protestat janë nxitur nga mashtrime

Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se debatet dhe tubimet rreth projektit në Zvërnec janë ndërtuar mbi keqinformim dhe mashtrime, duke theksuar se perceptimi ndryshon në varësi të vendndodhjes së njerëzve. “U tha, kur erdhi për herë të parë Ivanka me Jarred kur ishin në Shqipëri, reagimi më i madh ishte që Rama gënjen se nuk do të vijnë. Tani kur erdhën, thanë pse po vijnë”, u shpreh Buzhala, duke shtuar se banorët e zonës kanë një qëndrim tjetër nga ata që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ai theksoi se sipas tij, “Sa më pranë projektit, ata banorë e duan. Projektin nuk e duan ata që jetojnë në Berlin, edhe në Kosovë”, ndërsa përmendi edhe diskutimet me banorë lokalë në Vlorë dhe Zvërnec. Buzhala shtoi se ka pasur një nxitje të opinionit publik përmes rrjeteve sociale, duke deklaruar se “Postimet e para ishin: ‘Këtu kufizohet Gaza me Izraelin’” dhe se, sipas tij, janë krijuar dhjetëra llogari në rrjetin X posaçërisht për këtë çështje. Ai e ndau reagimin publik në dy kategori, “protesta e shëndoshë” dhe ajo që, sipas tij, është ndërtuar mbi një narrativë të fabrikuar.



Të ndryshme
Më shumë
Ecolog dhuron 10 autoambulanca për shtëpitë e shëndetit në Maqedoni24 September 2021
Rita Ora në skenë me Yll Limanin në Londër? TikTok-u ndez spekulimet11 October 2026
Adnani pi 70 çaja në ditë. Kërkon ndërrimin e emrit në komunë30 June 2021