Nga Vendi
4 July 2026
Trotinetet elektrikë nën rregulla të reja, gjoba dhe konfiskim për shkelësit

Qytetarët kanë mirëpritur ndryshimet e reja ligjore për përdorimin e trotineteve elektrikë, duke vlerësuar se masat e reja janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë në trafik. Ata theksojnë se shpesh shohin fëmijë të mitur që lëvizin me shpejtësi të madhe dhe madje nga dy ose tre persona në të njëjtin trotinet, ndërsa nuk mungojnë as rastet kur prindërit transportojnë fëmijët me këto mjete. “Këto ndryshime dhe vendime janë në rregull sepse jeta e njeriut nuk ka çmim. Vërehet se fëmijë shumë të vegjël vozisin shumë shpejt dhe më së shpeshti janë nga dy dhe tre në trotinet. Për fat të keq edhe prindërit e bëjnë një gjë të tillë. Secili duhet t’i respektojë”, u shpreh një qytetar. Një tjetër qytetar tha se kufizimi i shpejtësisë është i domosdoshëm, duke shtuar se “është rrezik, me të vërtetë rrezik. Shpejtësia duhet të jetë në minimum dhe drejtuesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm”. Ndërsa një qytetar tjetër deklaroi se “më mirë shëndetin. Janë shumë të rrezikshëm. I mirëpres ndryshimet ligjore”. Sipas ndryshimeve të miratuara, ndalohet përdorimi i trotineteve elektrikë nga personat nën 18 vjeç, shpejtësia maksimale kufizohet në 20 kilometra në orë dhe ndalohet transportimi i më shumë se një personi në të njëjtin trotinet. Për shkelësit, përveç gjobave, parashihet edhe konfiskimi i përkohshëm i mjetit. Ligji gjithashtu detyron përdorimin e korsive të biçikletave, ndërsa në mungesë të tyre, trotineti mund të lëvizë në trotuar me shpejtësi deri në 6 km/h. Ndalohet drejtimi pa duar, lëvizja me një rrotë, kapja pas automjeteve, si dhe drejtimi nën ndikimin e alkoolit. Sipas statistikave të paraqitura në Kuvend, nga viti 2024 deri në maj të vitit 2026 janë regjistruar 2.352 aksidente ku janë përfshirë mopedë, trotinetë elektrikë dhe motoçikleta. Si pasojë, 46 persona kanë humbur jetën, ndërsa 585 të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Mbi 70 për qind e të aksidentuarve kanë qenë fëmijë të mitur. Burimi: Alsat



Të ndryshme
Më shumë
Nora Istrefi mahnit me figurën trupore në një nga paraqitjet e fundit 9 August 2021
Janë vaksinuar afër gjysma e qytetarëve të rritur në Maqedoni, bëhet thirrje që të vaksonihen edhe të rinjtë 8 September 2021
Shefqet Krasniqi lirohet nga spitali, e mund coronavirusin22 June 2021