Nga Vendi
5 July 2026
Ministria e Punëve të Brendshme: 55 masa ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të trotineteve në Shtip

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e 4 korrikut në Shtip janë shqiptuar gjithsej 55 masa ndaj drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, katërçikleve dhe trotineteve elektrike për shkelje të rregullave të komunikacionit. Sipas MPB-së, numri më i madh i sanksioneve, 35 në total, iu shqiptua motoçiklistëve që qarkullonin pa helmetë mbrojtëse. Gjithashtu, gjashtë persona, mes tyre edhe një i mitur, u ndaluan për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, ndërsa u sekuestrua edhe një motoçikletë me leje qarkullimi të skaduar. “Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë në mënyrë të përpiktë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.



Të ndryshme
Më shumë
Tragjedi në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari pas një aksidenti rrugor 3 August 2026
VMRO-DPMNE sulmon LSDM-në pas paraburgimit shtëpiak për Grubin: “Drejtësia të jetë joselektive”23 February 2026
Ministria e Shëndetësisë: Maqedonia ka përparim më të madh në vaksinim në rajon28 August 2021