Nga Vendi
5 July 2026
Vlado Buçkovski zgjidhet kryetar i Senatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Ka nisur mandatin përbërja e re e Senatit Universitar të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, e cila do të ushtrojë funksionin në periudhën nga 1 korriku 2026 deri më 1 korrik 2029. Formimi i organit të ri drejtues pasoi mbledhjen konstituive të mbajtur më 23 qershor 2026.

Universiteti njofton se Senati Universitar do t’i ushtrojë kompetencat e tij në përputhje me dispozitat ligjore dhe statutore të institucionit.

Në votimin e zhvilluar gjatë mbledhjes konstituive, prof. dr. Vlado Buçkovski nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” është zgjedhur kryetar i Senatit Universitar, me mandat njëvjeçar.



Të ndryshme
Më shumë
Kufiri detar me Greqinë / Xhaferi mesazh Edi Ramës29 August 2020
Leonora Jakupi fotografohet nga Paparazzi 6 September 2021
Emigrimi masiv i shqiptarëve, Berisha flet për 1.1 milion qytetarë të larguar dhe krizën e shpresës25 April 2026