Nga Rajoni
6 July 2026
Fermerët e qumështit derdhin qumësht para ministrisë, nis protesta në Kosovë

Fermerët kosovarë të qumështit kanë protestuar këtë të hënë para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën e krijuar në sektorin e qumështit. Si shenjë proteste, ata kanë derdhur qumështin para objektit të ministrisë, raporton Klankosova.tv. Protesta është organizuar pas ndërprerjes së grumbullimit të qumështit, e cila erdhi pas mbylljes së përkohshme të qumështores “Vita”. Fermerët janë mbledhur me traktorët e tyre para ministrisë, ndërsa gjatë protestës kanë rënë vazhdimisht borive, duke kërkuar zgjidhje për problemet me të cilat po përballen.



Të ndryshme
Më shumë
“Krejt hejterave iu uroj lumturine time”, Adriana Matoshi tregon hapur ndjenjat ndaj Keith13 August 2021
110 mijë euro i kanë kushtuar Ramiz Merkos ndriçimi i Drinit të Zi në Strugë22 June 2021
Vuçiç vë në alarm shërbimet sekrete: Jam përgjuar për 1 vit e gjysmë 3 January 2021