Nga Vendi
8 July 2026
Merale Ferati dhe Bilall Kasami diskutojnë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në Tetovë

Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Merale Ferati, zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e shëndetësisë. Gjatë takimit u diskutua për funksionimin e institucioneve shëndetësore, sfidat me të cilat ato përballen, si dhe mundësitë për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në interes të qytetarëve. Bashkëbiseduesit theksuan se ofrimi i kujdesit shëndetësor cilësor mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes qendrore dhe pushtetit lokal, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për ndërtimin e një sistemi shëndetësor më efikas, më të përgjegjshëm dhe më pranë nevojave të çdo qytetari.



Të ndryshme
Më shumë
Thirrja e shtetit të BE-së: Hidhni e mos i blini telefonat kinezë, ja arsyeja22 September 2021
Mickoski: Reformat e Maqedonisë drejt BE-së të maten me kritere dhe jo me politika ditore14 February 2026
Mbappe u largua nga fusha mes lotëve25 July 2020