Nga Vendi
9 July 2026
Ali Ahmeti: 9 korriku 1997 në Gostivar mbetet kujtesë që historia të mos përsëritet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot ngjarjet e 9 korrikut 1997 në Gostivar, duke i cilësuar ato si një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë së afërt të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se atë ditë shqiptarët u përballën me "dhunë brutale shtetërore, maltretime, arrestime, humbje jetësh dhe burgosje", vetëm pse kërkonin respektimin e identitetit, dinjitetit dhe të drejtave të tyre legjitime. Ahmeti u shpreh se gjenerator i krizës ishte edhe vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, "në vend që të ishte mbrojtëse e rendit kushtetues, e të drejtave dhe e bashkëjetesës, u shndërrua në burim tensionesh dhe të një krize me pasoja të rënda". Ai shtoi se ngjarjet e asaj kohe dëshmojnë pasojat që sjell humbja e paanshmërisë së institucioneve dhe politizimi i drejtësisë. Sipas Ahmetit, ngjarjet e 9 korrikut 1997 duhet të mbeten një mësim i përhershëm, duke theksuar se "historia nuk guxon të përsëritet" dhe se institucionet duhet të jenë garantuese të Kushtetutës, barazisë dhe paqes, e jo burim krizash dhe tensionesh ndëretnike. Në fund, ai nderoi të gjithë ata që humbën jetën, u maltretuan, u burgosën dhe u sakrifikuan në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve, duke theksuar se kujtesa për Gostivarin e vitit 1997 mbetet obligim që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.



Të ndryshme
Më shumë
Shkupi, Manastiri dhe Tetova me më shumë të vaksinuar kundër COVID-19 4 August 2021
Maqedoni, këtë javë filloi pagesa e pensioneve për muajin shtator29 September 2021
BDI mbron rikthimin e Grubit: “Proces transparent, pa standarde të dyfishta dhe me respektim të prezumimit të pafajësisë”23 February 2026