Nga Rajoni
12 July 2026
38-vjeçari humb jetën gjatë një stërvitjeje në lumin Mat, vijojnë kërkimet për trupin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku 38-vjeçari Erkin Lika dyshohet se ka humbur jetën pasi ra nga Ura e Vashës gjatë një stërvitjeje me litar në lumin Mat. Ai ishte pjesë e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe po zhvillonte ushtrime në momentin e aksidentit. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionin për gjetjen e trupit të tij në ujërat e lumit Mat dhe në zonën përreth Urës së Vashës. Erkin Lika, banues në Tiranë, ishte specialist i rrjeteve të fibrave optike dhe speleolog i certifikuar, i trajnuar nga organizata italiane Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana. Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Shoqatës Speleologjike Shqiptare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e speleologjisë në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Kapen rreth 130 kg marihuanë në një kamion në “Tabanoc”, arrestohet shtetasi i Serbisë31 October 2025
Heshtje përpara raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të dielën 1 November 2025
Trabzonspori nuk ndalet: Pas Muçit, tani Uzuni në shënjestër27 May 2026