Nga Rajoni
16 July 2026
Donika Gërvalla depoziton kallëzim penal ndaj ministres serbe pas deklaratave për Kosovën

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezana Paunoviq, pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik të Kosovës. Sipas Gërvallës, deklaratat e bëra në një intervistë për një media serbe përbëjnë gjuhë urrejtjeje dhe nxitje të përçarjes. Ajo njoftoi se i ka kërkuar Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ta procedojë rastin pranë organeve kompetente. “Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike, si dhe nxitjen e urrejtjes”, ka deklaruar Gërvalla. Ajo theksoi gjithashtu se deklaratat që justifikojnë dëbimin e një populli nuk mund të konsiderohen retorikë politike, pasi, sipas saj, ato mbartin pasoja të rënda historike dhe juridike.



Të ndryshme
Më shumë
Presidenti nuk do të falë më persona pa vendim të formës së prerë, hiqet abolicioni20 February 2026
Izet Mexhiti: Festimi i Fitër Bajramit forcon lidhjet mes komunitetit22 March 2026
“Me pistoletë e thikë te koka”, dalin pamjet kur u kidnapua “Mbreti i Instagramit”, Kozak Braci30 September 2021