Kuriozitete
17 July 2026
Takat dëmtojnë shtyllën kurrizore, fizioterapistja tregon cilat këpucë duhet të zgjidhni

Fizioterapistja Vitjola Petani ka këshilluar që zgjedhja e këpucëve të mos bazohet vetëm te moda, por mbi të gjitha te rehatia dhe përshtatja me strukturën e trupit, duke theksuar se përdorimi i shpeshtë i takave mund të sjellë pasoja për shëndetin. E ftuar në emisionin “Rudina”, Petani u shpreh se fizioterapia nuk shërben vetëm për trajtimin e dhimbjeve, por edhe për parandalimin e problemeve që lidhen me ecjen, posturën dhe shpërndarjen e peshës së trupit. “Këpuca është shumë e rëndësishme dhe nuk është një aksesor mode tashmë, por duhet të zgjedhim një këpucë që është komode dhe të na përshtatet për strukturën e trupit. Takat patjetër që janë të dëmshme, por ne nuk i evitojmë dot. Do të sugjeroja që të vishen vetëm në momente të caktuara, për evente. Nëse mbajmë taka për një kohë të gjatë, sigurisht që rritet presioni mbi pjesën e përparme të këmbës”, tha ajo. Sipas fizioterapistes, takat ndikojnë edhe në shtyllën kurrizore dhe rrisin ngarkesën mbi gishtërinjtë e këmbëve, ndërsa me kalimin e moshës rikuperimi bëhet më i vështirë. Ajo nuk rekomandoi balerinat, këpucët me majë, shapkat me gisht dhe atletet me bazë krejtësisht të drejtë. Petani këshilloi përdorimin e këpucëve sportive cilësore dhe ecjen zbathur, si në natyrë ashtu edhe në shtëpi. “Sa më shumë ecje zbathur në natyrë, por edhe në shtëpi”, u shpreh ajo. Burimi: TV Klan



Të ndryshme
Më shumë
Nuredini: Identifikimi i disa viktimave po shkon me vështirësi, nuk përjashtohet analiza ADN10 September 2021
Mickoski akuzon opozitën për bllokimin e Kodit Zgjedhor, mosmarrëveshjet vazhdojnë16 July 2026
Mexhiti: Po të isha në vendin e Zaevit, do t’i pranoja dorëheqjet15 September 2021