Nga Vendi
18 July 2026
Mucunski në Uashington: SHBA dhe Maqedonia e Veriut konfirmojnë partneritetin strategjik

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar një takim në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Mucunski bëri të ditur se gjatë bisedës u riafirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke theksuar se, “dy vendet tona kanë pozita të afërta dhe të harmonizuara për një spektër të gjerë politik, ekonomik dhe të sigurisë”, ndërsa shtoi se, “në një bisedë të hapur, miqësore dhe të përmbajtur e konfirmuam përcaktimin e përbashkët për përforcim të mëtejshëm të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit dypalësh, në interes të qytetarëve të të dy vendeve”.

Sipas tij, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, aleancës në NATO, ekonomisë, energjetikës dhe lidhshmërisë rajonale, si dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. “Shkëmbyem mendime edhe për gjendjen në rajon, si dhe për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Mucunski.



Të ndryshme
Më shumë
Përplasje politike për eurointegrimet, opozita akuzon për sabotim të procesit 3 April 2026
119 raste të reja më Kovid-19, katër viktima dhe 89 të shëruar30 July 2020
Kallëzim penal ndaj drejtoreshës së një shkolle në Vinicë, e punësoi të bijën pa arsim adekuat29 July 2025