Nga Rajoni
18 July 2026
Sondazhi: SHBA, NATO dhe BE gëzojnë besim të lartë te qytetarët e Kosovës

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shfaqin mbështetje të fuqishme për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe procesin e integrimit evropian. Sipas një sondazhi të realizuar nga organizata U Balkans, 88 për qind e të anketuarve shprehen se kanë besim te SHBA-ja, po aq edhe te NATO, ndërsa 83 për qind deklarojnë besim ndaj Bashkimit Evropian. Po sipas të njëjtit sondazh, 83 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa 85 për qind vlerësojnë se anëtarësimi do t'i sillte vendit më shumë përfitime sesa pasoja negative. Të anketuarit theksojnë se presin që mbështetja e Bashkimit Evropian të përqendrohet në zhvillimin ekonomik dhe tregtinë, përmirësimin e kujdesit shëndetësor, si dhe në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit. Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, megjithëse aplikimin për anëtarësim e dorëzoi në vitin 2022. Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Nuhiu me thirrje për mërgimtarët: Regjistroni fëmijët që të përfshihen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni27 July 2021
MSH-Maqedoni: Po hapet një faqe e re në zhvillimin e mjekësisë së transplantimit me fillimin e suksesshëm të transplantimeve të kornesë14 November 2025
Autobusët me kapacitete të përgjysmuar, aeroportet me kritere të rrepta24 June 2020