Nga Vendi
19 July 2026
Saraji nis rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë, investim mbi 6 milionë euro

Sot kanë nisur punimet për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit, një projekt infrastrukturor me vlerë mbi 6 milionë euro, i cili synon të ulë rrezikun nga përmbytjet dhe të mbrojë banorët, pronat dhe tokat bujqësore. Sipas njoftimit të koalicionit VLEN, projekti ishte iniciuar gjatë kohës kur Izet Mexhiti ushtronte detyrën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit, ndërsa zbatimi i tij po vazhdon në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha. Në reagimin e tyre thuhet se Saraji për vite me radhë është përballur me rrezikun e përmbytjeve, ndërsa investimi aktual paraqet një zgjidhje konkrete për një problem të kahershëm. Po ashtu, VLEN vlerëson se ky projekt dëshmon për realizimin e premtimeve dhe përkushtimin ndaj investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
35 zyrtarë në Kosovë përballen me gjoba për mosdeklarim pasurie, 5 raste shkojnë në kallëzim penal17 April 2026
Konjufca: Albulena Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit27 July 2026
Haziri: Që nga viti 2022 po bëhet garë se kush po qeveris më keq me Kosovën13 October 2026