Nga Vendi
20 July 2026
Tre kosovarët e zhdukur gjenden pa shenja jete në rrugën Bllacë–Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se tre shtetas të Kosovës, të cilët ishin raportuar të zhdukur, janë gjetur pa shenja jete brenda një automjeti të përmbysur në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit. Sipas MPB-së, rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, kur policia është njoftuar për një veturë të markës “Mercedes”, me targa gjermane, të përmbysur përgjatë këtij aksi rrugor. Pas mbërritjes në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona pa shenja jete, një mashkull dhe dy femra. Vdekja e tyre është konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. MPB bëri të ditur se më herët, rreth orës 13:40 të së njëjtës ditë, një shtetas i Kosovës kishte raportuar zhdukjen e tyre në Stacionin Policor Bit Pazar. Sipas raportimit, kontakti i fundit me tre personat ishte realizuar më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Autoritetet po vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria në detyrë e Kosovës miraton buxhetin për vitin 202631 October 2025
Mercedes-Benz nis punën me porosi, blini veturën e ju vjen me transport falas15 May 2020
Kolegët nga Spitali i Gostivarit, mbrëmë kanë ndihmuar kolegët e tyre të Tetovës 9 September 2021