Nga Vendi
20 July 2026
Ambasadori Florian Qehaja shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Bllacë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Qehaja bëri të ditur se, që nga momenti kur është njoftuar për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e viktimave, për të ofruar mbështetjen e nevojshme gjatë trajtimit të rastit. Sipas ambasadorit, pas përfundimit të të gjitha procedurave nga autoritetet kompetente, trupat e pajetë pritet të transportohen në Republikën e Kosovës. "Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet dhe të dashurit e të ndjerëve. U prehshin në paqe!", ka deklaruar ambasadori Florian Qehaja.



Të ndryshme
Më shumë
Ndryshimet ligjore për të dielën ditë jo pune në komisionin amë19 July 2021
Ky është sindromi që shkakton qimet në mjekër, kilogramët e tepërt dhe puçrrat në fytyrë27 June 2020
OBRM-PDUKM: Spasovski të jep dorëheqje, Mijallkovi i iku para syve23 February 2021