Nga Rajoni
20 July 2026
Edi Rama: Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, shteti mbulon edhe sigurimet e kujdestarëve

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Qendrën Sociale “Jonathan”, prezantoi masat e reja të qeverisë për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre. Ai bëri të ditur se ndihma ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta është dyfishuar, ndërsa nga kjo masë do të përfitojnë rreth 11 mijë fëmijë dhe të rinj. “Është një punë e përditshme, një përkushtim i përditshëm me të gjitha vështirësitë, por edhe me shumë dashuri dhe shpresë. Zgjodhëm këtë vend për të folur më gjerë për këto qendra dhe ndërmarrje sociale, por edhe për të prekur atë që para pak javësh qeveria realizoi, dyfishimin e mbështetjes ekonomike për fëmijët me nevoja të veçanta. Jam shumë i lumtur që sot mbështetja për ta është dyfishuar. Janë 11 mijë fëmijë dhe të rinj që do të përfitojnë nga kjo masë”, u shpreh Rama. Kryeministri njoftoi gjithashtu se buxheti i shtetit do të mbulojë plotësisht sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat dhe kujdestarët që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara, si pjesë e paketës së re të mbështetjes sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoni17 September 2021
30% e fëmijëve në Maqedoni me peshë të shtuar: Hapet qendra e parë për trajtimin e obezitetit tek të vegjlit 1 June 2026
Maqedoni, iniciativat qytetare kundërshtojnë pragun zgjedhor30 July 2021