Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se ribalanci i Buxhetit për vitin 2026 nuk vjen si pasojë e problemeve me financat publike, por si një masë zhvillimore për rritjen e investimeve kapitale. “Ribalanci i Buxhetit do të sigurojë pagesën e rregullt të pagave, pensioneve, ndihmave sociale dhe të gjitha detyrimeve të tjera të shtetit ndaj qytetarëve”, tha ajo në një intervistë për Plusinfo, të cilën e përcjell INA. Sipas ministres, fondet shtesë do të orientohen në infrastrukturë, bujqësi, arsim, sport dhe kategori sociale, me synim nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Burimi: Plusinfo, përcjellë nga INA.