Nga Vendi
11 May 2025
Ali Ahmeti: “Uroj të fitojë Shqipëria!”

Ali Ahmeti: “Uroj të fitojë Shqipëria!”

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përcjellë një mesazh mbështetës dhe mobilizues për të gjithë votuesit shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Ai theksoi rëndësinë strategjike që mbart ky proces zgjedhor jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe rrugëtimin europian të vendit.

“Uroj mbarëvajtje të procesit zgjedhor dhe ftoj të gjithë votuesit, përfshirë dhe diasporën, që ta ushtrojnë të drejtën e votës”, u shpreh Ahmeti, duke shtuar se kjo është një mënyrë konkrete për të ndihmuar zhvillimin dhe mirëqenien e Shqipërisë.

Në fund, ai uroi suksese për të gjithë garuesit në këtë garë demokratike, duke shtuar: “Uroj të fitojë Shqipëria!”/Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Ja çka i thashë Ali Ahmetit në telefon24 July 2020
BDI: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një mashtrim institucional26 June 2025
Euro 2020: UEFA nuk lejon ndriçimin me ngjyrat e ylberit22 June 2021