Kuriozitete
7 August 2020
Njeriu që shndërroi ëndrrën fëmijërore në realitet, fluturon përmes balonave!

Xhonathan Trep, një menaxher projektesh teknike, ka një hobi të pazakontë. Ai që në fëmijëri ishte intriguar nga fluturimi i balonave me helium dhe si i rritur deshi të fluturojë vetë me to. Këtë, ai e shndërroi në realitet. Qindra balona lodra të mbledhura së bashku, të lidhura për ndonjë karrigeje, shtëpie lodrash ose platforme më të madhe, ndihmojnë Xhonathanin të ngrihet dhjetëra mijëra metra në qiell. Gjatë udhëtimeve të tij ai ka fluturuar edhe për 14 orë duke mos e ditur asnjëherë se ku do të aterojë. Për këto Aventura, Xhonathan ka bërë 1 vit shkollë për pilot dhe ka marrë licencë për fluturime ajrore.



Të ndryshme
Më shumë
Lefkov akuzon Filipçen për rikthim të politikës së përçarjes 5 August 2026
Alarm i rremë për bombë në shkollën e mesme “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë20 February 2026
Nëse i dini përgjigjet në këto 5 pyetje, do të jeni të lumtur22 June 2021