Nga Vendi
21 July 2026
Vrapçishti forcon bashkëpunimin me institucionet qendrore për projektet infrastrukturore

Sot, në Komunën e Vrapçishtit u zhvillua një takim me zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ku në fokus ishin projektet e realizuara dhe ato që janë aktualisht në proces zbatimi në këtë komunë. Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e investimeve, ndërsa më pas u zhvillua edhe një vizitë në terren, ku u panë nga afër projektet e përfunduara dhe punimet që vijojnë. Bashkëpunimi dhe koordinimi me institucionet qendrore u vlerësuan si të rëndësishëm për realizimin e projekteve zhvillimore dhe përmirësimin e infrastrukturës në shërbim të qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Parkuan veturat e tyre buzë detit, por këta shoferë në Kroaci siç duket nuk i kishin bërë mirë llogaritë10 August 2021
Zv.ministrja Naumovska kërkon që viti shkollor të fillojë më 15 Shtator14 August 2020
Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni26 July 2021