Nga Vendi
23 July 2026
Studentët e UEJL-së shkëlqejnë në garën mbarëshqiptare të simulimit të gjykimit

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore kanë shënuar një sukses të rëndësishëm në garën mbarëshqiptare të simulimit të gjykimit “University Law Competition 2026”, të zhvilluar në Tiranë, ku u renditën në vendin e tretë. Për këtë arritje, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, priti studentët Xhemaili, Abazi dhe Ademi, së bashku me mentoren e tyre, prof. dr. Vedije Ratkoceri, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre. Në një postim publik, Shasivari theksoi se rezultati i arritur është dëshmi e potencialit të të rinjve dhe e aftësisë së tyre për të konkurruar denjësisht në nivele të larta përmes dijes, përkushtimit dhe punës ekipore. Ministri uroi studentët dhe mentoren e tyre për suksesin, duke u dëshiruar rezultate të reja në rrugëtimin e tyre profesional. Sipas tij, arritje të tilla dëshmojnë rëndësinë e investimit në arsim dhe në përgatitjen e brezit të ri të juristëve, si një kontribut i drejtpërdrejtë për të ardhmen e drejtësisë dhe të shtetit.



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell, temperatura deri në 36 gradë 2 July 2021
Ahmeti për Zaevin: Ai bën deklarata pasi i pi 2-3 raki e pastaj kërkon falje 6 July 2020
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përplasen Rina Ajdari dhe Jeton Shasivari 24 September 2026