Nga Vendi
23 July 2026
Festivali “Çarshia” nis rrugëtimin në Shkup, art dhe muzikë në hapësirat historike të Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur nisjen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, i cili synon të shndërrohet në një traditë të përvitshme dhe në një nga ngjarjet e rëndësishme kulturore të Shkupit. Në konferencën për media, Mexhiti, së bashku me drejtorët artistikë Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti Kerliu, ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, kryetaren e Komisionit për Kulturë, Saranda Imeri Stafai, drejtorin e festivalit, Avni Qaili, drejtorin e Teatrit Shqiptar, Ismet Ramadani, dhe drejtorin e KIC-it, Imer Rexhepi, prezantuan vizionin dhe rëndësinë e festivalit për jetën kulturore të qytetit. Sipas Mexhitit, për katër mbrëmje me radhë, Kurshumli Hani dhe Suli Hani do të presin artistë të njohur nga vendi dhe bota, ndërsa publiku do të ketë mundësi të ndjekë programe me muzikë klasike, operë, flamenko dhe serenata korçare. “Ju ftoj të jeni pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës ‘Çarshia’ dhe të ndajmë së bashku fillimin e një tradite të re kulturore për Çairin dhe Shkupin”, është shprehur Mexhiti.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Për momentin nuk planifikohen masa të reja kufizuese 4 October 2021
Maqedoni: 10 pacientë të rinj janë hospitalizuar për shkak të coronavirusit17 June 2021
Don Xhoni zbulon se Noizy i paska bërë “follow”, por ai ia la seen, “Të premtoj se …” 3 August 2021