Nga Vendi
25 July 2026
Vjedhje e madhe në infrastrukturën hekurudhore në Draçevë, dëmi vlerësohet rreth 5 milionë euro

Në nënstacionin për tërheqje elektrike në Draçevë, në segmentin mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, është konstatuar një vjedhje e përmasave të mëdha, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pajisjet elektroenergjetike. Sipas Ndërmarrjes për Infrastrukturë Hekurudhore, autorët kanë rrëzuar me forcë dy transformatorë me peshë mbi 30 tonë, kanë derdhur vajin e tyre dhe kanë marrë mbështjelljet e bakrit, tela bakri, shina dhe pajisje të tjera të nevojshme për funksionimin e nënstacionit. Si pasojë, nënstacioni aktualisht është jashtë funksionit. Nga ndërmarrja e cilësojnë rastin si një sulm serioz ndaj infrastrukturës kritike hekurudhore, ndërsa dëmi material fillestar vlerësohet në rreth 5 milionë euro. Ndërmarrja kërkon hetim urgjent dhe marrjen e përgjegjësisë penale për autorët, si dhe për çdo person tjetër që mund të ketë qenë i përfshirë në vjedhje dhe në tjetërsimin e mëtejshëm të materialeve të marra. Burimi: Ndërmarrja për Infrastrukturë Hekurudhore/Tv 21



Të ndryshme
Më shumë
Trupat e viktimave nga zjarri në Tetovë u dorëzohen familjarëve10 September 2021
Me iOS 14, Apple ridizajnon ekranin e iPhone22 June 2020
Vetëdorëzimi i Përparim Bajramit, Toshkovski: Të gjithë të arratisurit do të dalin para ligjit 9 September 2026