Nga Vendi
26 July 2026
Mbikalimi te “Momin Potok” arrin 75 për qind, përfundimi pritet deri në Vitin e Ri

Punimet për mbikalimin te “Momin Potok” në Shkup kanë arritur në 75 për qind dhe, sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, projekti pritet të përfundojë deri në Vitin e Ri. Gjatë inspektimit të punimeve së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, Gjorgjievski tha se përfundimi i këtij projekti pritet të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në trafik. “Para shtatë muajsh, ky mbikalim ishte në stagnim të plotë, proceset ishin bllokuar dhe vetëm 10 për qind e eksproprijimit ishte zgjidhur. Tani eksproprijimi është 100 për qind i përfunduar. Të gjithë qytetarët janë kompensuar plotësisht nga Qyteti i Shkupit. Sot jemi në fazën ku 75 për qind e punimeve janë realizuar dhe, siç premtova, deri në Vitin e Ri ky segment do të përfundojë tërësisht”, deklaroi Gjorgjievski. Sipas tij, projekti përfshin rreth dy kilometra mure mbajtëse, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe punime në pesë ura. Gjorgjievski njoftoi gjithashtu se deri në fund të vitit pritet të përfundojnë zgjerimi i urës mbi lumin Serava dhe ura në bulevardin “Lubljanska”, ndërsa vijojnë punimet edhe në bulevardin “Boris Trajkovski”. Në gusht, sipas njoftimit të tij, pritet të nisin punimet për urën që do të lidhë komunat Gazi Babë dhe Aerodrom. “Qeveria dhe kryeministri janë mbështetje e fuqishme për ne, jo vetëm për Shkupin dhe për mua, por për të gjithë qytetarët e Shkupit. Qeveria ka siguruar 60 milionë denarë për mbikalimin te Momin Potok. Ky është një nga projektet madhore që do ta përfundojmë”, theksoi Gjorgjievski.



Të ndryshme
Më shumë
“Jom shku të hoxha, m’ka këndu Kuran”, Fifi tregon si e kaloi depresionin27 October 2021
Nga Serbia: 450 familje serbe duan të kthehen në Gjakovë29 June 2021
(Video) Zjarri kaplon Sekretariatin për Çështje Evropiane 9 September 2020