Nga Rajoni
26 July 2026
Rama: BESA do të testohet me projektin e Zvërnecit, kontrata ime me shqiptarët nuk varet nga protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestuesve që prej dy muajsh kundërshtojnë dokumentin “Besa” dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kontrata politike me qytetarët që e kanë votëbesuar, duke e cilësuar kërkesën për dorëheqje si të panegociueshme. Duke iu referuar protestave pranë zyrës së tij, Rama shkroi se kishte dëgjuar komente që, sipas tij, lidhen me refuzimin e dialogut dhe negociatave. “Keqkuptim i madh”, u shpreh ai, duke shtuar se, “asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë” dhe se nuk ka ndërmend të prishë “kontratën me 800 mijë shqiptarë”. Rama deklaroi gjithashtu se dokumenti “Besa” do të vihet në provë përmes projektit të Zvërnecit. Sipas tij, brenda 90 ditësh synohet të zhvillohen dëgjesa me palët e interesuara, përfshirë edhe grupet që kanë protestuar, ndërsa dokumentet përkatëse pritet të bëhen publike ose të kryhet një vlerësim paraprak përpara se të merret vendimi për të ardhmen e projektit. “BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta”, shkroi Rama, duke theksuar se “kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata”, ndërsa e lidhi këtë kontratë me parimet e funksionimit të demokracisë. 



Të ndryshme
Më shumë
Sela uron fillimvitin shkollor 1 September 2021
Vesa Luma flet pas performancës së Bregoviqit në Korçë: Kam menduar që organizatorët do të kishin dëgjuar zërat e familjarëve të të zhdukurve për anulim të koncertit24 August 2021
Ahmeti i përgjigjet Zaevit: Kryeministër nuk bëhesh as me 46 deputetë 4 August 2020