Nga Rajoni
27 July 2026
Konjufca: Albulena Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Glauk Konjufca, i cili tha se çështja pritet të formalizohet në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së partisë. “Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”, deklaroi Konjufca. Ai gjithashtu tha se nuk e sheh veten si kandidat për president dhe shprehu optimizëm për zhvillimin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e institucioneve. Sipas Konjufcës, pas zgjedhjeve të dhjetorit kishte pasur një bllokadë të plotë dhe, sipas tij, synimi kishte qenë që vendi të rikthehej në zgjedhje. Ai theksoi se tani duhet parë se si do të zhvillohet situata brenda LDK-së, duke nënvizuar se kjo parti ka autonominë e plotë për vendimmarrjen e saj. Ndërkohë, bisedimet mes LDK-së dhe Vetëvendosjes mbeten të pezulluara, në një kohë kur brenda LDK-së është kërkuar mbajtja e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për të shqyrtuar drejtimin e partisë nga Lumir Abdixhiku. 



Të ndryshme
Më shumë
“Kriminel”, “Qelbësirë”, Dardan Krivaqës ia bombardojnë me komente profilet në rrjete sociale23 August 2021
Etja për histori mbush “Fadil Vokrrin”, biletat dalin në treg të zi me çmime marramendëse29 March 2026
“Nuk mund ta imagjinoj Zvicrën pa Xhakën”, Xhemaili flet për të ardhmen e kapitenit29 September 2026