Nga Vendi
29 July 2026
Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit dhe rruga evropiane janë themel i stabilitetit të vendit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi se ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut, Özlem Canel, ku në fokus të diskutimit ishte procesi i integrimit evropian dhe zhvillimet politike në vend.

Sipas Ahmetit, në takim u theksua se "çdo vonesë e mëtejshme e largon vendin nga perspektiva evropiane, dobëson institucionet dhe krijon pasiguri për të ardhmen". Ai shtoi se ka ngritur shqetësimin për, sipas tij, "goditjet e vazhdueshme ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjeve që garantojnë barazinë, kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit".

Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit mbetet "themel i paqes dhe funksionimit demokratik të shtetit" dhe se çdo cenim i saj, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e vendit.

Në takim u diskutua gjithashtu për sundimin e ligjit, sigurinë dhe sfidat rajonale. Ahmeti u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që, sipas tij, "ta dëgjojnë qartë alarmin tonë", duke theksuar se rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit janë dy shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet e ardhmja e vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Trupi i një gruaje të vdekur është gjetur në një banesë në Veles14 July 2020
Behrami: BE-ja i kërkon llogari Kosovës, por refuzon vetë të japë llogari10 October 2026
Gjykata Kushtetuese vendos sot për ministren me IA “Diella”, PD kërkon shfuqizimin e dekreteve 1 June 2026