Nga Rajoni
30 July 2026
Haradinaj reagon kundër kërkesës për konsullatën serbe në Shkodër: "Është projekt politik serbomadh"

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj raportimeve për kërkesën e Serbisë për hapjen e një konsullate në Shkodër, duke e cilësuar një veprim të tillë si "projekt politik serbomadh" dhe jo si një nevojë të zakonshme konsullore. Ajo tha se, nëse kjo lejohet, Shqipëria do të bëhej "instrument i strategjisë diplomatike të Serbisë". Haradinaj u shpreh se një konsullatë serbe në Shkodër "nuk mbështetet në asnjë nevojë reale konsullore", nuk justifikohet "nga pesha demografike e komunitetit serb, nga historia dhe as nga interesi kombëtar shqiptar". Sipas saj, një hap i tillë krijon "një simetri të rreme" me kërkesën për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc, ku, sipas saj, shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim. Në reagimin e saj, Haradinaj shtoi se Serbia nuk mund të kërkojë privilegje të reja diplomatike, ndërsa vazhdon të mos njohë pavarësinë e Kosovës, të kundërshtojë njohjet ndërkombëtare të saj dhe të mos përballet me krimet e së kaluarës. Ajo përmendi edhe zbulimin e fundit të një varreze masive në Kosovë, duke pyetur: "A e din qeveria shqiptare se këtë javë është zbuluar edhe një varrezë masive me mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë?!" Reagimi i saj u publikua pasi u raportua për kërkesën e Serbisë për hapjen e një konsullate në Shkodër, ndërsa deklaratat janë transmetuar nga Klankosova.tv.



Të ndryshme
Më shumë
Berisha: Rama po e përjeton protestën si "Vaterlonë" e tij, largohu dhe përballu me drejtësinë21 June 2026
Votojnë krerët e politikës në Kosovë, ja mesazhet që dhanë14 February 2021
“Nuk kishin faj ato goca”, Arsimi ndahet nga e dashura dhe ajo s’i kursen thumbat25 August 2021