Nga Vendi
1 August 2026
Tre persona arrestohen në Shkup, dyshohen se tentuan të marrin kredi me dokumente të falsifikuara

Tre persona janë arrestuar në Shkup, pasi dyshohen se kanë tentuar të sigurojnë kredi bankare duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe të dhëna personale të keqpërdorura. Bëhet fjalë për I.T. (45), S.T. (21) dhe P.P. (29), të gjithë nga Shkupi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer më 29 korrik nga zyrtarët e SPB Shkup, Njësia për Krim Ekonomik dhe Krim Kompjuterik, në kuadër të hetimeve për rastin. Tre të dyshuarit përballen me dyshime për veprat penale “falsifikim i dokumentit” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, pasi dyshohet se kanë tentuar të përfitojnë kredi bankare përmes dokumentacionit të falsifikuar. Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi10 October 2025
Dua Lipa po sjell bashkëpunim me divën e muzikës botërore dhe jo vetëm29 July 2020
Shteti paguan 4 euro, banorët kërkojnë 100 euro, “frenohen” punimet për ndërtimin e Autostradës Shkup-Bllacë28 August 2020