Nga Bota
1 August 2026
Mi6 kryeson renditjen e agjencive më të vlerësuara të inteligjencës në Evropë

Shërbimi britanik i inteligjencës së jashtme, MI6, është renditur në vendin e parë në një klasifikim të agjencive më të vlerësuara të inteligjencës në Evropë, të publikuar nga revista franceze “L’Express”. Sipas renditjes, MI6 ka grumbulluar 251 pikë, duke lënë pas shërbimin francez DGSE, i cili renditet i dyti me 169 pikë. Në vendin e tretë është pozicionuar shërbimi holandez AIVD me 97 pikë, ndërsa shërbimet ukrainase SBU dhe HUR ndajnë vendin e katërt me 77 pikë. Pesëshen e parë e plotëson BND e Gjermanisë me 62 pikë. Në dhjetëshen e parë janë përfshirë gjithashtu shërbimet e inteligjencës nga Suedia, Norvegjia, Estonia, Polonia dhe Danimarka. Pas tyre, sipas listës së publikuar, renditen Rumania, Spanja, Finlanda, Zvicra, Italia, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Portugalia, Austria dhe Letonia. Sipas shpjegimit të “L’Express”, klasifikimi është hartuar mbi bazën e vlerësimeve të një jurie prej 60 profesionistësh ndërkombëtarë të inteligjencës. Secili prej tyre ka përzgjedhur pesë shërbime të huaja, duke dhënë nga pesë pikë për zgjedhjen e parë deri në një pikë për të pestën. Efikasiteti dhe besueshmëria kanë qenë ndër kriteret kryesore të përdorura në vlerësim. Renditja ka tërhequr vëmendje për pozicionimin e lartë të shërbimeve ukrainase dhe holandeze, ndërsa MI6, i cili përfiton edhe nga bashkëpunimi i ngushtë i Mbretërisë së Bashkuar me partnerët e tij ndërkombëtarë të inteligjencës, kryeson listën me një diferencë të ndjeshme ndaj vendit të dytë. Burimi: “L’Express”, Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e rënies së tyre11 January 2026
Mickoski: Studentët kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në shqip 8 February 2026
Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë22 August 2020