Nga Vendi
1 August 2026
Uji në Gostivar, Mickoski pret normalizimin, opozita kërkon përgjegjësi institucionale

Procesi i hiperklorimit të ujit në Gostivar vazhdon, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski pret që së shpejti uji të mund të përdoret edhe për pirje dhe gatim. Ai tha se problemi dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme në ndërmarrjen publike “Ujësjellësi”, ku, sipas tij, ujë nga lumi është futur në rezervuarin kryesor.

“Kemi pasur punë të papërgjegjshme të të punësuarve në ndërmarrjen publike ‘Ujësjellësi’... Për këtë Prokuroria ka vepruar dhe po vepron. Pres që të kemi edhe zgjerim të hetimit”, deklaroi Mickoski.

Ndërkohë, LSDM-ja akuzon qeverinë për neglizhencë dhe kërkon publikimin e raporteve për cilësinë e ujit. “Ende nuk publikohet raporti për ujin në Gostivar, kush e ka miratuar, nënshkruar dhe kush garanton se ‘uji teknik’ është i sigurt”, tha Maja Serafimovska Borozan.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjendja epidemiologjike në Gostivar është stabile. Më 31 korrik janë regjistruar 60 kontrolle të para, ndërsa nga 14 deri më 31 korrik janë evidentuar 4.543 kontrolle të para dhe 1.028 paraqitje zyrtare për sëmundje infektive./Burimi: TV21



Të ndryshme
Më shumë
Dështon edhe tentimi i dytë i VMRO për ta shkarkuar Amir Dalipin23 June 2020
Arben Taravari kërkon dorëheqjen e Qeverisë 9 September 2021
Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike30 June 2025