Nga Vendi
2 August 2026
Sali: Me respekt për historinë dhe përkushtim ndaj vlerave që na bashkojnë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka përcjellë urimet e tij për qytetarët me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës, duke vënë në fokus rëndësinë e trashëgimisë historike dhe të ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët. Në mesazhin e tij publik, Sali ka theksuar se respekti për historinë dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike janë të rëndësishme për forcimin e bashkëjetesës dhe për të ardhmen e vendit. “Me rastin e Ditës së Republikës, shprehim respekt për trashëgiminë historike të shtetit tonë dhe parimet që na bashkojnë në ndërtimin e së ardhmes sonë të përbashkët”, ka shkruar Sali. Ai ka shtuar se rruga drejt së ardhmes duhet të ndërtohet mbi “vlerat e paqes, bashkëjetesës dhe së ardhmes së përbashkët”, duke e përmbyllur mesazhin me urimin: “Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!” 



Të ndryshme
Më shumë
Berisha: Rama dhe Vuçiç po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon 7 September 2021
Ali Ahmeti mbledh strukturat e BDI-së, fokus te forcimi i degëve dhe sfidat politike27 March 2026
Tragjedia në Tetovë, Jakupi: Spitali modular në Gostivar kontrollohet çdo ditë10 September 2021