Nga Vendi
4 August 2026
OEMVP dhe diaspora drejt partneritetit për rritjen e investimeve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut (OEMVP), Nuhi Aliu, së bashku me drejtorin ekzekutiv Durim Zeqiri, anëtarët e Këshillit Drejtues Sami Morina dhe Besiana Mustafa, zhvilluan një takim pune me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri, kryetarin e nderit të Rrjetit të Bizneseve të Zvicrës Qendrore, Florim Useini, si dhe afaristin dhe ish-diplomatin Faruk Shakiri. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve në vend dhe diasporës, me theks të veçantë te rritja e investimeve nga mërgata në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta që do të krijonin lidhje më të forta mes kompanive vendore dhe atyre që veprojnë jashtë vendit. Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë që bashkëpunimi të zyrtarizohet në periudhën në vijim, me synimin për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik. Nga OEMVP u vlerësua se remitencat mbeten një mbështetje e rëndësishme për ekonominë e vendit, por u theksua se potenciali i diasporës duhet të shfrytëzohet edhe përmes investimeve të drejtpërdrejta. Organizata ritheksoi nevojën për hartimin e një strategjie për diasporën, si një kërkesë e kahershme që do të krijonte mekanizma për të stimuluar investimet e mërgatës. Sipas OEMVP-së, krahas shembujve ekzistues të suksesshëm, për të tërhequr më shumë investime nevojitet një klimë më e favorshme biznesi dhe trajtim i barabartë për të gjitha kompanitë.



Të ndryshme
Më shumë
Aksiident i rënd në Shkup, lëndohen nënë e birë nga rrokullisja e veturës 28 August 2020
Franca shtyn përpara integrimin, ndryshimet kushtetuese çelësi për negociatat e Maqedonia e Veriut31 March 2026
Maqedoni: Nga coronavirusi humb jetën pacientja 15 vjeçare 1 September 2021