Nga Rajoni
16 September 2026
MPJ e Kroacisë: Kosova ishte viktimë e represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Millosheviqit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke theksuar se vendimi nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë.

Në deklaratën e saj, MPJ-ja kroate ka vlerësuar se aktgjykimi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

“Përgjegjësia individuale e një individi nuk mund të jetë bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ministria kroate ka theksuar gjithashtu se krimet dhe represioni i regjimit të Millosheviqit ndaj popullsisë së Kosovës nuk duhet të relativizohen apo të vihen në pikëpyetje.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

Në total, katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vjet burgim. 



Të ndryshme
Më shumë
Danillovski: Për momentin, kemi situatë të gjelbër stabile me coronavirusin28 June 2021
Jeff Bezzos nuk shkoi në Sarandë, jahti luksoz ishte atje vetëm për t’u furnizuar me naftë26 August 2021
​ “Largomu se të mys”, KPK-ja tregon si e trajtoi zv.kryeprokurorja e Pejës kanosjen ndaj Arlinda Zekajt30 October 2026