Nga Vendi
5 August 2026
Gjashtë persona shpallen fajtorë në Tetovë për mashtrim me raporte mjekësore pas një aksidenti

Gjykata Themelore në Tetovë ka shpallur fajtorë gjashtë persona të akuzuar për mashtrim, pasi u paraqitën rrejshëm si të lënduar në një aksident komunikacioni me synimin për të përfituar kompensim nga kompanitë e sigurimit.
Sipas aktgjykimit, vetëm njëri prej të dënuarve kishte qenë realisht i përfshirë në aksident, ndërsa pesë të tjerët, me udhëzimet e tij, janë paraqitur si pasagjerë të automjetit dhe kanë pretenduar se kishin pësuar lëndime trupore.
Gjykata vlerësoi se të akuzuarit kanë mashtruar zyrtarë policorë dhe mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, duke paraqitur fakte të rreme për të siguruar raporte mjekësore. Këto dokumente, sipas vendimit, ishin përgatitur për t'u përdorur më pas pranë kompanive të sigurimit, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dëmshpërblimit për dëme jomateriale.
Me këtë vendim, Gjykata Themelore në Tetovë i ka shpallur fajtorë gjashtë të akuzuarit për veprimet që lidhen me paraqitjen e rreme të lëndimeve dhe tentativën për përfitim material nëpërmjet dokumentacionit mjekësor.
 



Të ndryshme
Më shumë
U pyet për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Nuk kam asnjë informacion 8 September 2026
Petkoviq takon serben e kthyer Dragica Gashiq, i premton se Serbia do të jetë me të deri në fund20 August 2021
Tërmet në Maqedoninë e Veriut 20 October 2021