Taulant Seferi ka një skuadër të re në Turqi. Sulmuesi shqiptar nga Kumanova do ta vazhdojë karrierën te Kayserispor, pas një sezoni të spikatur me Bodrum FK. Seferi ishte ndër futbollistët më produktivë të Bodrumit gjatë sezonit të kaluar, duke realizuar 17 gola dhe 7 asistime në 40 ndeshje të kampionatit turk. Statistikat e tij e vendosën në një rol të rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës. Kalimi te Kayserispor vjen në një moment kur klubi turk po përgatitet për sezonin e ri, ndërsa për Seferin transferimi përfaqëson një tjetër hap në karrierën e tij. Lajmi për kalimin e tij u bë publik nga klubi turk përmes kanaleve të tij zyrtare. Futbollisti 29-vjeçar, i cili ka lindur në Kumanovë dhe është pjesë e Kombëtares shqiptare, e ka nisur rrugëtimin profesional te Rabotnički. Gjatë karrierës ka luajtur edhe për Young Boys, Wohlen, Winterthur, Xamax, Tiranën, Vorskla Poltavan dhe Baniyas. Pas paraqitjeve të tij produktive me Bodrumin, tashmë vëmendja do të jetë te aventura e re e Seferit me Kayserisporin dhe kontributi që ai do të japë në sezonin e ardhshëm. Burimi: Top Channel