Nga Rajoni
10 August 2026
Goncharenko: Zelensky bëri gabim diplomatik për Kosovën, Ukraina duhet ta njohë

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai rikonfirmoi se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Goncharenko, iniciues i projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, e cilësoi këtë qëndrim si një “gabim diplomatik”. Në një reagim në rrjetin social “X”, ai publikoi deklaratën e Zelenskyt së bashku me një fotografi ku shihet se slogani “Free Ukraine”, i vendosur në “Grand Hotel” në Prishtinë, ishte larguar. “Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin”, shkroi Goncharenko. Ai shtoi se do të vazhdojë angazhimin e tij për këtë çështje, duke theksuar: “Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë.” Deklarata e tij vjen në një kohë kur qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës është rikthyer në qendër të debatit pas vizitës së Zelenskyt në Beograd.



Të ndryshme
Më shumë
Shefi i NATO-s ngre alarmin për Iranin, paralajmëron rrezik të mundshëm për Evropën 5 March 2026
Shahpanska: Pensionet do të rriten, pensioni më i ulët do të jetë 10.700 denarë24 September 2021
Rriten pagat në MPB, punonjësit përfitojnë shtesë lineare nga marsi31 March 2026