Nga Vendi
9 September 2026
Vetëdorëzohet para organeve ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami

Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, mëngjesin e sotëm u është dorëzuar organeve të ndjekjes, pasi ishte në arrati.

Në orën 05:35, Përparim Bajrami nga Kumanova, i lindur më 10 shkurt 1993, vullnetarisht dhe në këmbë është paraqitur pranë organeve kompetente.

Ndaj Bajramit ishte lëshuar masa “arrest”, me kërkesë të SPB-së – Sektorit për Kërkime, në përputhje me nenin 354, paragrafi 5, të Kodit Penal.

Masa është konfirmuar, pas së cilës Bajrami është privuar nga liria dhe do të dërgohet për procedurë të mëtejshme pranë organeve kompetente./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Myftinia e Tetovës: Hoxhallarët t mos të bien pre e interesave politike30 September 2021
Mexhiti pret ambasadorin zviceran Sommer, bisedohet për reformat dhe perspektivën evropiane 2 June 2026
Enca: Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë 6 September 2021